Bota mbetet pa frymë për meçin e Joshuas me shqiptarin! McGuigan: Një gabim i rëndë

Ndeshja “ngrohëse” e Anthony Joshuas para meçit me Tyson Furyn mund të jetë një gabim i rëndë, paralajmëron Shane McGuigan për “Sky Sports”.

Bota mbetet pa frymë për meçin e Joshuas me shqiptarin Kristian Prenga!

Anthony Joshua pritet të përballet me rivalin e tij të madh Tyson Fury më vonë këtë vit në një super-meç të shumëpritur; por para kësaj ai do të ndeshet me boksierin Kristian Prenga më 25 korrik në Riad, si një meç përgatitor.

Megjithatë, Shane McGuigan shpjegon pse kjo mund të jetë një gabim: “Duhet ta kapësh demin për brirësh”.

“Joshua është në rrugë për t’u përballur me rivalin e tij të madh Fury më vonë këtë vit, por fillimisht do të zhvillojë një maç “ngrohës” kundër Prengës më 25 korrik.

Joshua rikthehet në boks pas një periudhe të vështirë, pasi përjetoi një aksident tragjik automobilistik ku humbën jetën dy nga miqtë e tij.

Ai do ta përdorë këtë kamp stërvitor dhe maçin me Prengën për të larguar “ndryshkun” e ringut dhe për t’u siguruar që është në formën më të mirë për përballjen me Furyn”, ka shkruar “Sky Sports”.

“Kampet stërvitore janë vende të vetmuara.

Boksi është lojë e vjetër e vështirë dhe nëse nuk të duhet për para dhe e bën për kënaqësi, mendoj se kënaqësia e sportit ndoshta nuk është pikërisht aty ku ishte dikur .

Mendoj se të duhen dhëmbët për t’u përballur në një sfidë të madhe dhe kjo do të kishte qenë gjithmonë një ndeshje kundër Tyson Furyt.

Gjithashtu mendoj se ai është luftëtar me vetëbesim, prandaj i duhet ajo luftë shtesë paraprakisht”, tha McGuigan.

“Do të kalojë nëpër një tjetër kamp stërvitjeje pa njerëzit që dikur ishin në kampin e tij.

Do të jetë përvojë e tmerrshme. Nuk e njoh Anthony Joshuan personalisht, kështu që nuk e di se sa shumë e ka prekur.

Por mendoj se ka qenë një goditje e madhe për të emocionalisht dhe nuk është e lehtë të kalosh nëpër një kamp stërvitor pa miqtë e tu dhe të përfshihesh duke qenë dëshmitar i diçkaje kaq të tmerrshme.

Për të ndryshuar atë përvojë duhet një ndeshje e madhe dhe kjo është me Furyn.

Ta bësh këtë vetëm për të marrë një fitore, për të shkuar në një tjetër ndeshje të madhe, është shumë e lodhshme dhe mendoj se duhet të kapësh demin për brirësh”, – tha trajneri britanik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit