spot_img
spot_img
Sunday, February 15, 2026
spot_img
spot_img

Bosch për Thaçin dhe të tjerët: Duhet të lirohen në mungesë të provave

Robert Bosch, ish-ambasador i Holandës në Kosovë, e konsideron absurde kërkesën e Prokurorisë për dënim me burgim nga 45 vjet për ish-udhëheqësit e UÇK.

Në një intervistë për KosovaPress, Bosch ka vlerësuar se Gjykata Speicale nuk ka prova për t’i dënuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimi.

Tutje, Boscha ka vlerësuar se gjykatësit duhet të jenë neutralë.

“Mendoj se nëse janë objektivë, do të thonë se prokuroria ka një rast shumë të dobët. Sipas mendimit tim, ata do ta hedhin poshtë të gjithë çështjen duke thënë: ‘Dëgjoni, është një rast shumë i dobët’ dhe pastaj ose i lironi për mungesë provash të forta, ose thoni se nuk kanë të bëjnë fare me këtë. Do të habitesha dhe mendoj se gjykata do ta komprometonte veten… dua të them gjykatësit, natyrisht nuk duhet të ushtroj presion mbi ta, por unë besoj se janë njerëz të ndershëm. Në atë rast, bazuar në atë që kam parë, ata nuk mund t’i dënojnë këta njerëz. Nuk mundet. Do të ishte shumë e çuditshme nëse do të shkonin pas prokurorisë”, shton ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit