Bondsteel si bazë e përhershme amerikane në Kosovë? Maqedonci: Bisedimet me SHBA-në nisin së shpejti

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se së shpejti pritet të nisin bisedimet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mundësinë që Kampi Bondsteel të shndërrohet në një bazë të përhershme amerikane në Kosovë.

Ai ka theksuar se Kosova ka marrë përgjigje pozitive nga SHBA-ja për nisjen e këtyre bisedimeve, duke sqaruar se deri më tani nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar, por synimi është që të diskutohen mundësitë për një marrëveshje të tillë.

“Detajet do të jepen pas fillimit të bisedimeve. Bisedimet do të fillojnë së shpejti dhe ne, së bashku me palët amerikane, kemi marrë përgjigje pozitive për të diskutuar. Nuk është vendosur asgjë, por do të diskutohet”, ka deklaruar Maqedonci.


Ministri ka bërë të ditur gjithashtu se bashkëfinancimi i kampeve ushtarake me vendet aleate përbën një strategji të re të presidentit amerikan, Donald Trump, duke theksuar se Kosova ka shprehur gatishmërinë për një bashkëpunim të tillë me SHBA-në.

“Dy vendet do të investojnë, do të mbajnë trupa, prezencë dhe do të zhvillojnë aktivitete të përbashkëta, duke ndarë përgjegjësitë. Është një politikë e re e presidentit Trump që kërkon nga shtetet me të cilat ka partneritet që të bashkëfinancojnë, për të mundësuar një kooperim afatgjatë mes dy vendeve”, ka sqaruar ministri Maqedonci.

Ai e ka cilësuar arritje të madhe për Kosovën faktin që SHBA-ja është e gatshme të diskutojë për këtë çështje, duke vënë në pah edhe rritjen e pranisë bilaterale amerikane gjatë dy viteve të fundit.


“Arritje e madhe për vendin tonë fakti që SHBA-të po diskutojnë për këtë çështje. Në dy vitet e fundit, sa i përket prezencës bilaterale amerikane, kemi prezencën më të madhe”, ka thënë Maqedonci.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitave të tij në SHBA, si dhe në takimin e fundit me senatorët amerikanë, ka ripërsëritur qëndrimin e tij që Kampi Bondsteel të shndërrohet në një bazë të përhershme amerikane në Kosovë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit