Këngëtarja e njohur Vjosa Shehu ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale me disa fotografi të reja, ku shfaqet më e shkëlqyeshme se kurrë, shkruan GazetaKosova.net
Me stilin e saj unik dhe prezencën gjithmonë elegante, Vjosa ka arritur të marrë mijëra pëlqime dhe komente brenda një kohe të shkurtër.
Fansat e saj nuk kanë kursyer komplimentet, duke e cilësuar si një nga artistet më të bukura dhe më karizmatike të skenës muzikore shqiptare.
Këngëtarja vazhdon të mbetet aktive në muzikë dhe pritet së shpejti të publikojë projekte të reja, të cilat tashmë kanë ngjallur shumë kurreshtje te publiku.









