spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Bombarduesit amerikanë B-2 nisen drejt bregut perëndimor mes tensioneve me Iranin

Një grup avionësh bombardues amerikanë të tipit B-2 janë vënë në lëvizje, në një kohë kur tensionet për përfshirjen e mundshme të SHBA-së në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit po rriten.

Sipas Fox News, të dhënat e fluturimeve tregojnë se bombarduesit strategjikë janë nisur nga baza në Misuri dhe po i drejtohen bregut perëndimor të SHBA-së, pas një ndalese për furnizim me karburant – një detaj që sugjeron se avionët mund të jenë duke bartur ngarkesë të rëndë.

Avionët B-2 janë të pajisur për misione me rreze të gjatë dhe mund të transportojnë bomba të fuqishme për shkatërrimin e bunkerëve – të nevojshme për objektiva të fortifikuara si impianti bërthamor Fordow në Iran, i vendosur 90 metra nën tokë.

Lëvizjet vijnë disa ditë pasi presidenti Donald Trump deklaroi se brenda dy javëve do të merrte një vendim nëse do të autorizonte sulm ndaj Iranit. Vendosja e avionëve sugjeron një përgatitje për veprim të shpejtë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit