spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

“Bomba” në parlament, Elezi: E nevojshme të ketë epilog ky rast

Të shtunën e 5 korrikut Kuvendi i Kosovës u njoftua për rrezikun e një bombe në objektin e tij.

Pas disa orëve, ky kërcënim doli të jetë alarm i rrejshëm, sipas institucioneve të sigurisë.

Lidhur me këtë zhvillim, në emisionin “Ora Shtatë”, eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha se është shumë e nevojshme që të ketë epilog ky rast dhe të kuptohet saktë se çfarë ndodhi.

“Më lejoni të konstatoj se mbështetur në operacionin e Policisë së Kosovës e konsideroj një kanosje serioze të sigurisë kombëtare sepse flitej për një mjet shpërthyes, bombë, në organin më të lartë të Republikës së Kosovës. Me këtë rast, ky alarm i rrejshëm ka terrorizuar padyshim shumë familjarë të 120 deputetëve, pastaj të administratës, pjesëtarëve të sigurisë, sigurisht edhe medieve”, tha fillimisht Elezi.

“Ajo që është shumë me rëndësi, është të kemi epilog të këtij rasti, për faktin se pyetja që sot parashtrohet është ‘pse pikërisht në këtë kohë kur kemi ngërç politik, fillimi i urave në veri dhe kemi një kërcënim?’”.

“Është tejet e rëndësishme që ne të kemi performcanë, rezultat dhe të vendosemi para përgjegjësisë dhe të arrijmë eventualisht të kuptojmë çka realisht ka ndodhur”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit