Serbët kur humbin, vajtojnë dhe e luajnë rolin e viktimës, madje gjejnë edhe qime në ve!
Një humbje që iu dhemb shumë nga boksieri shqiptar, Meriton Karaxha.
Fitorja madhështore e Karaxhës i trondit serbët.
Media serbe “Kurir” ka shkruar pa fije turpi në mënyrë skandaloze duke e sulmuar boksierin shqiptar.
“Gjyqtari Michel Maxiutta mori një vendim më shumë se skandaloz për të ndaluar ndeshjen dhe për t’ia dhënë fitoren Karaxhës
Vëmendja ishte mbi boksierin serb nga Nishi, Gjorgje Stojkoviq, dhe konkurrentin vendas me origjinë nga Shqipëria, Meriton Karaxha.
Në mes të raundit të katërt, Karaxha e kafshoi Stojkoviqin në shpatull, kështu që boksieri serb e kapi shpatullën për shkak të dhimbjes”, shkarravit media serbe.
“Megjithatë, pasoi një skandal edhe më i madh, pasi gjyqtari Michel Maksiuta mori vendim më shumë se skandaloz për të ndaluar ndeshjen dhe për t’ia dhënë fitoren Karaxhës.
Vendimi u regjistrua si një nokaut teknik, kështu që shqiptari fitoi në vend që të shkualifikohej”, shkarravit më tej ky medium.
“Deri në pushim, ndeshja ishte e shkëlqyeshme, dhe Gjorgje po merrte iniciativën dhe me siguri do të kishte arritur një fitore tjetër në ringun jashtë fushe.
Federata Serbe e Boksit Profesional do t’i dërgojë një ankesë zyrtare Federatës Belge të Boksit dhe do të kërkojë që pamjet e ndeshjes të rishikohen dhe vendimi i marrë të ndryshohet”, – reagojnë Federata Serbe e Boksit Profesional.
Humbje që po iu dhemb shumë serbëve dhe tani disfatën mundohen të arsyetojnë me reagime bajate si gjithmonë para opinionit të tyre në Serbi.






