Boksieri japonez Jin Sasaki pësoi nokaut fundjavën e kaluar, në një meç në kuadër të kampionatit të peshave të lehta WBO.
Gjatë raundit të pestë, Sasaki mori goditje të fuqishme në kokë nga kundërshtari i tij, Brian Norman Jr., pas së cilës humbi ndjenjat.
Sasaki bie në në dyshemenë e ringut, gjë që vetëm sa ia shtoi problemet.
Issei Nakaya, presidenti i klubit të Sasaki, zbuloi në një intervistë për mediumin britanik “Sun” se japonezi humbi kujtesën menjëherë pas meçit.
Pas kësaj, Sasaki u dërgua me urgjencë në spital dhe për fat të mirë, nuk ka gjakderdhje të brendshme.
Ai nuk ka pësuar ndonjë dëmtim serioz fizik, por mbetet nën mbikëqyrje mjekësore.








