Boksieri nga Kosova e nokauton serbin! Media “Sanxhak Danas” befason 

Në një meç boksi të zhvilluar ditë më parë në Belgjikë, boksieri i ri Arigon Avdimetaj (21) regjistroi fitoren e tij të pestë në karrierën e tij profesionale, pasi e nokautoi brutalisht boksierin serb Momçillo Janjiq në raundin e dytë.

Media “Sanxhak Danas” ka shkruar me krenari për fitoren e boksierit të Republikës së Kososës.

“Meçi u dominua nga Avdimetaj që në fillim, i cili imponoi një tempo të lartë dhe presion të vazhdueshëm.

Tashmë në raundin e dytë, Janjiq ishte në telashe serioze, ai e gjeti veten të rrëzuar, dukshëm të tronditur dhe në prag të humbjes së ndeshjes.

Megjithatë, pasoi një tjetër goditje e fuqishme që i dha fund përfundimisht meçit dhe e la kundërshtarin e tij të paaftë të vazhdonte”, ka shkruar media nga Sanxhaku.

 “Kjo ishte personale”, ka thënë Avdimetaj duke hapur hapësirë për interpretime të ndryshme të motiveve të ndeshjes, shkruan me tej media nga Sanxhaku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit