spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

BMW “tërheq” mijëra automjete nga tregu, kjo është arsyeja

BMW po tërheq nga tregu mbi 70,000 makina elektrike për shkak të një problemi në softuerin e motorit elektrik.

Ky problem supozohet se mund të shkaktojë fikjen e përkohshme të sistemit të tensionit të lartë, duke bërë që makina të humbasë fuqinë gjatë drejtimit për rreth 15-20 sekonda.

Modelet e prekura përfshijnë BMW i4 (2022-2025), iX (2022-2024), i7 (2023-2024) dhe i5 (2024).

BMW ka marrë rreth 43 ankesa për këtë problem, por nuk ka raportuar aksidente apo lëndime.

Për të zgjidhur situatën, kompania do të bëjë një përditësim softuerik që do të instalohen edhe përmes rrjetit “over-the-air”.

Njoftimet për pronarët e automjeteve pritet të fillojnë më 5 gusht.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit