spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Bloomberg: SHBA-ja i ka kërkuar Serbisë të pranojë emigrantë të dëbuar

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po ushtron presion ndaj Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit për të pranuar emigrantë të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara, raporton “Bloomberg”.

Sipas burimeve të afërta me këtë çështje, këto kërkesa janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të gjetur shtete që do të pranonin persona të dëbuar nga ShBA-ja, përfshirë ata që kishin hyrë gjatë periudhës së masave mbrojtëse të vendosura nga ish-presidenti Joe Biden. Burimet që flasin për këtë çështje kërkuan të mbeten anonime për shkak të natyrës private të bisedimeve.

Më herët, “The Wall Street Journal” raportoi se Shtetet e Bashkuara kishin shqyrtuar mundësinë për të dërguar të dëbuar në disa vende të Evropës, përfshirë Kosovën dhe Moldavinë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit