spot_img
spot_img
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

Bllokimi i SHBA ndaj Turqisë, Erdogan: I kujtova Trumpit se ne paguam për avionët F-35

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, përmendi programin e avionëve luftarakë F-35 në bisedën e tij me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Duke iu referuar takimit të tij me Trump dhe i pyetur për të nga një gazetar, gjatë pritjes në Asamblenë Kombëtare për fillimin e mandatit të ri parlamentar, presidenti turk deklaroi:

“I kujtova Presidentit të SHBA-së Trump se ne paguam për avionët F-35. Ne po monitorojmë zhvillimet.”

Ditët e fundit, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka shprehur optimizëm se Turqia mund të dalë nga karantina e SHBA-së, në formën e sanksioneve, dhe t’i lejohet të blejë avionë të përparuar shumëfunksionalë F-35.

Turqisë i është ndaluar blerja e avionëve F-35 që nga viti 2020, pas një vendimi nga Kongresi, i cili nuk mikpriti blerjen e sistemit të raketave tokë-ajër S-400 nga Rusia.

Duhet theksuar se Turqia u përjashtua nga programi i avionëve luftarakë nga Shtetet e Bashkuara për shkak se bleu sistemin rus të mbrojtjes ajrore S-400.

Ndërkohë korrespondenti turk në Uashington për stacionin televiziv pro-qeveritar NTV, Huseyin Gunay, është pushuar nga puna pasi u kap në kamera duke kritikuar Rexhep Tajip Erdogan , teksa thonte se ai “nuk fitoi asgjë” nga takimi i tij me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në Uashington.

Për më tepër, sipas Turkish Minute, në të njëjtën pamje, Günay flet për një “luftë trekëndëshe për pushtet” midis Ministrit të Jashtëm Hakan Fidan, djalit të Erdoganit, Bilal, dhe dhëndrit të tij, Selçuk Bayraktar, duke nënkuptuar se rivalitetet lidhen me kontrollin e vendit në një epokë të ardhshme “pas-Erdogan”.

Gabimi i hapur ndodhi pas vizitës së parë të Erdoganit në Shtëpinë e Bardhë pas 6 vitesh. Takimi me Trump u pa nga kritikët si një proces në të cilin Ankaraja bëri lëshime pa nxjerrë përfitime konkrete në problemet e vjetra në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

Trump i ka bërë publikisht thirrje Turqisë që të ndalojë blerjen e naftës ruse dhe ka lënë të kuptohet se mund të heqë sanksionet që bllokojnë shitjen e avionëve amerikanë F-35 në Ankara. Megjithatë, deklaratat e tij nuk përbëjnë një ndryshim të qartë në politikën e SHBA-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit