spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Bllaca i ofroi EULEX-it dëshmitar për rastin ‘Medicus’ – kërkoi që të kontaktohej prokurori serb

Një seri dokumentesh dhe email-esh të siguruara nga laptopi i Nazim Bllacës hedhin dritë mbi komunikimet e tij me figura të njohura politike dhe ish-deputetë, përfshirë Doruntina Malokun, Adem Salihajn dhe prokurorë të EULEX-it e Serbisë.

Më 13 qershor 2012, Adem Salihaj i shkruan një email Bllacës, ku e pyet lidhur me një postim në Facebook që implikon përgjegjës për vrasjen e Behajdin Hallaqit.

 Përshëndetje Si je duke kaluar këto ditë? E pash në fb tënd publikimin se kush e ka vra Behajdin Hallaqin.A ka ndonjë informatë më shumë lidhur me këtë,sepse gjasat janë që e kanë vra këta vetë,pastaj,nën presionin e familjes e kanë shpallë dëshmorë dhe shkojnë ia shënojnë përvjetorin“, shkruan Salihaj.

Në të njëjtën kohë, Bllaca i kishte dërguar disa email-e Doruntina Malokut, deputete dhe vajzë e gazetarit të vrarë Enver Maloku, ku ngarkonte raporte për vrasje me motive politike dhe lista të të vrarëve në vitin 1998.

Megjithatë, nuk ka asnjë përgjigje të dokumentuar nga Maloku ndaj këtyre emaileve.

Nazim Bllca, sipas komunikimeve të gjetura në laptopin e tij, ankohej të ndërkombëtarët, se atë po e kërcënon ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Si shkas për të Bllaca e merr një fjalim të Veselit në Kuvend. Këtu ai e përfshinë edhe Doruntina Malokun, e polemikën e sajë me Kadri Veselin ua dërgon hetuesve të EULEX-it.

Bllaca i shkruante gjithashtu edhe prokurorit të njohur të EULEX-it, Maurizio Salustro, duke i ofruar një bashkëpunëtor të ri – Lutfi Dervishin, të dënuar në rastin “Medikus” për trafikim organesh: “Lutfi Dervishi dëshiron të bashkëpunojë për gjëra më madhore me ju. Ju lutem kontaktoni Dragin”, shkruan ai, duke iu referuar prokurorit serb Dragoljub Stanković.

Ndërkohë, komunikimet e Bllacës me një kontakt serb rreth një të afërmi që do të hynte në Kosovë me letërnjoftim të falsifikuar dhe do të lëvizte nën organizimin e tij, tregojnë për një rrjet të organizuar edhe gjatë kohës sa ishte në burg.

“Përshëndetje z,Gjinovic  Besnikun  ti  e din  qysh  e  qet  deri  te  Ura  Ibrit  aty  unè  e  kam  njerin  qè   e  merr  edhe  e  qon  ne   Ribar  te  Madh. Kur  tè  kthehet  Besniku  vjen  kah  Presheva  e  te  Ju. Besniku  ne  Dubrav  vjen     me  letërnjoftim  fals. Une  po du   mu  taku  me  Besnikun  se  tash  edhe  3  mujé  dal  prej  burgu  edhe  hy  ne programin e  mbrojtjes  së  deshmitarve  edhe  nuk  e  shoh  ma  5  vjet”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit