Një tragjedi rrugore ka goditur fshatin Polluzhë të Komunës së Skenderajt të dielën pasdite, kur një vetaksident në rrugën Drenas–Skenderaj ka përfunduar me një të vdekur dhe një të lënduar rëndë.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjerja Blerta Rexha, 24-vjeçare, ndërsa shoferi i automjetit, Leutrim Azemi, 27-vjeçar nga Skenderaj, ka mbetur i lënduar.
Merret vesh se Leotrimi dhe Blerta ishin të dashur dhe se ishin të fejuar.
Ndryshe, shkaku i saktë i aksidentit mbetet ende nën hetime, ndërsa organet e drejtësisë janë duke e trajtuar rastin si “Hetim i vdekjes”, për të përcaktuar përgjegjësinë dhe rrethanat që çuan në këtë fatkeqësi.






