Blerta Deliu reagon pas postimit të Tomë Gashit: Sa të gërditshëm

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka reaguar pas postimit të avokatit të Vetëvendosjes, Tomë Gashi, i cili pyeti “a po shkojmë në zgjedhje”, pasi FSK shkoi në veri të vendit për të ndihmuar në gjetjen e trupit të një 30 vjeçari që ka rënë në Ujman.

Deliu në një shkrim në Facebook ka thënë se është e turpshme që dikush ndërton përfitime politike mbi tragjedi personale.

“Sa të gërrditshëm!

Fortë e turpshme që dikush zgjedh të ndërtojë përfitime politike mbi tragjedi personale.

Secili kufi moral në këte shoqëri është tejkaluar.

Dhimbjes së familjes i duhet respekt, jo instrumentalizim. Sa keq!” – ka shkruar ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit