spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Bleron Baraliu befasohet nga lista e Abdixhikut për deputetë: Më vuri në dyshim!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka prezantuar dje kandidatët e kësaj partie për deputetë në Kuvendin e Kosovës, që vijnë nga Prishtina.

Në këtë listë janë deputetët aktualë Arben Gashi, Hikmete Bajrami, Vlora Dumoshi, ish-deputeti dhe ish-kreu i Komunës së Prishtinës, Ismet Beqiri, Drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku, Drejtoresha e Kulturës, Sibel Halimi e emra të tjerë.

Këta emra, analisti politik në SHBA Bleron Baraliu, i ka quajtur “ekip i jashtëzakonshëm”.

Image

Duke u shprehur i befasuar me këtë përbërje, Baraliu ka lënë të kuptohet se do të votojë për LDK-në.

“Wow, ekip i jashtëzakonshëm, gati pa përjashtim! Vështirë e kam me imagjinu votën time për LDK-në, por kjo LDK e re vërtetë po duket e vështirë të paragjykohet e aq më pak injorohet.

Në kushte normale një ekip i tillë do të duhej së paku të dyfishonte rezultatin e 2021 për LDK-në. Nuk e di që në Kosovë mund të llogarisim në kushte normale, pra ende jetojmë në fazën e fundit të militantizmit — por kjo përbërje më bën kurioz dhe ‘detyron’ të mas reagimin e popullsisë/votuesve sëshpejti.

Nuk kam mendu që Lumir Abdixhiku do t’a gjejë rrugën potenciale drejt fitores, por tash më ka vënë në dyshim. BravO!!!”, ka shkruar analisti në një postim në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit