Blerim Latifi: Qysh mundet me qenë një shqiptar i Kosovës pro Iranit? Një shtet që i ka dhënë Millosheviqit armë

Analisti Blerim Latifi tha se është tradhti me qenë pro Iranit, sepse “vepron kundër interesave të shtetit tënd”.

Ai tha se Irani i ka dhënë armë Millosheviqit, teksa foli për konfliktin në Lindjen e Mesme.

“Unë nuk i kuptoj qysh sot njerëzit munden me qenë shqiptarë të Kosovës edhe munden me qenë pro Iranit. Duke qenë pro Iranit je edhe pro Rusisë, edhe haptas. Një shtet që nuk e njeh Kosovën, kudo ku i jepet mundësia lobon dhe flet kundër pavarësisë së Kosovës, një shtet i cili i ka dhënë Millosheviqit armë dhe shqiptarët e zi dalin edhe thonë ne jemi me Iranin. Sepse është krijuar një sentiment anti-amerikan, dmth një urrejtje kundër Amerikës”, tha Latifi.

“Është lloj marrëzie dhe tradhtie, sepse vepron kundër interesave të shtetit tënd”, u shpreh ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit