spot_img
spot_img
Wednesday, February 4, 2026
spot_img
spot_img

Blendi Fevziu publikon foton prekëse nga lufta e Kosovës, kërkon ndihmë për identifikimin e dy vëllezërve

Moderatori thotë se në imazh shihet një djalë rreth 10–11 vjeç që mban në shpinë vëllain e tij gjatë largimit nga Kosova drejt Malit të Zi.

Autori dhe moderatori i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi prekëse nga lufta e Kosovës, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar personat që shfaqen në të.

Në foto, sipas përshkrimit të tij, shihet një djalë i vogël që mban në shpinë vëllain e tij, teksa largohen nga Kosova drejt Malit të Zi për t’i shpëtuar luftës.

Fevziu u shpreh se nuk ka informacion për identitetin e fëmijëve, moshën e tyre apo rrethanat familjare, por theksoi se pamja përçon një histori të fortë sakrifice dhe mbijetese.

“Nuk e di kush është ky djalë. Nuk di as moshën e tij. Di vetëm që i takon luftës së Kosovës dhe se po mban në kurriz vëllain e tij të vogël në rrugëtimin për t’u larguar nga lufta”, shkroi ai.

Sipas Fevziut, djali, rreth 10 apo 11 vjeç, duket se ka marrë mbi supe përgjegjësinë për të shpëtuar të vëllanë, një gjest që ai e cilësoi si instinkt vëllazëror e prindëror, por edhe si barrë që lufta ia vendos një fëmije para kohe.

Ai e përshkroi fotografinë si “një pamje që ta këput zemrën” dhe u bëri thirrje kujtdo që ka informacion për foton apo për personat në të, t’ia dërgojë.

Fevziu shprehu shpresën që dy vëllezërit ta kenë kaluar atë periudhë të vështirë dhe sot të jenë mirë, në atdheun e tyre.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit