spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Biznesmeni ndërtoi kopjen e Shtëpisë së Bardhë në majë të një rrokaqielli

Shkëlqim pa president: Biznesmeni indian Vijay Mallya (69) ndërtoi për vete një penthouse luksoz në katet e sipërme të rrokaqiellit Kingfisher Tower në Bengaluru, frymëzuar nga Shtëpia e Bardhë në Uashington. Por: Rezidenca ka mbetur e pabanuar – një luks bosh në ajër!

E ashtuquajtura Sky Mansion shtrihet në katin e 34-të dhe 35-të të ndërtesës dhe përfshin një sipërfaqe prej 3700 metrash katrorë. Ajo është e pajisur me pishinë pa fund (infinity pool), tarracë panoramike me pamje 360 gradë, pistë për helikopter dhe dy ashensorë privatë – një pallat mbi re.

Pronari iku nga India

Ndërtuesi i saj, Vijay Mallya, u arratis në Britani në vitin 2016, pasi u akuzua se kishte mashtruar një konsorcium bankar për gati një miliard paund. Kredia ishte destinuar për të mbajtur në funksionim kompaninë e tij ajrore, tashmë të falimentuar, Kingfisher Airlines. Paratë u morën, por kthimi i tyre nuk ndodhi kurrë.

Pasuan akuza për mashtrim, hetime për pastrim parash dhe më pas një kërkesë zyrtare për ekstradimin e tij nga qeveria indiane.

Avokati SS Naganand, që përfaqëson njërën nga bankat e dëmtuara, deklaroi për të përditshmen britanike The Sun: “Kulla ishte pjesë e procesit të konfiskimit dhe të gjitha pronat që i përkasin atij janë përfshirë – përfshirë edhe këtë vilë.”

Sky Mansion ka mbetur pas. Mobilimi mungon krejtësisht në të. Kompania që ishte kontraktuar për arredimin e brendshëm, Morph Design and Co., e konfirmoi: “Ambientet e brendshme nuk janë përfunduar kurrë.”

Image

Kopja e Shtëpisë së Bardhë vjen gjithashtu me pishinë dhe një kopsht të vogël.

Kreu i kompanisë ndërtimore Prestige Group, Irfan Razack, u shpreh për mediat lokale: “Struktura është jashtëzakonisht komplekse. Ishte një sfidë ta ngrije një vilë të tillë në një nivel kaq të lartë mbi një krah mbajtës gjigant.”

Image

Vijay Mallya (69), për shkak të stilit të tij ekstravagant të jetesës, mori nofkën “Mbreti i kohëve të mira”. Ai ishte gjithashtu bashkëpronar i ish-ekipit të Formula 1, Force India.

Ish-avokati i Mallya-s, EC Agrawala, po ashtu konfirmoi për The Sun: “Ajo vazhdon të jetë e pabanuar dhe e pashitur, pasi qeveria ende nuk ka marrë vendim për fatin e saj.”

Kopja e Shtëpisë së Bardhë – ka mbetur thjesht një vend i braktisur me një model të famshëm.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit