Biznesi për energji elektrike i bashkëshortes: Abdixhiku lëshohet në sulme dhe akuza ndaj gazetarëve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u lëshua në gjuhë të rëndë me akuza për “baltosjeje mercenare” pas raportimit se bashkëshortja e kreut të LDK-së, Albina Kastrati Abdixhiku, më 15 prill 2024 ka hapur një kompani që sipas të dhënave zyrtare, merret me prodhim, transmetim dhe tregtim të energjisë elektrike.

Në reagimin e tij në Facebook, Abdixhiku i cilëson këto pretendime si shpifje të orkestruara nga “grupe parapolitike”. 

“Natyrisht që, në ditë zhvillimesh me interes kombëtar, aktivizohen grupet parapolitike me shpifje. Në këtë aktivizim, përmes rrjeteve të tyre të lidhura me shantazh dhe presion, ata nuk hezitojnë të përfshijnë edhe anëtarë të familjeve”, ka deklaruar ai.

Ai i quajti gazetarët pjesë të një “bote të errët” të mbushur “përplot mllef e urrejtje”. “E kuptoj se në botën e errët ku jetojnë këta njerëz përplot mllef e urrejtje, përpjekja për të përbaltur këdo është mënyrë ekzistence”, ka thënë mes tjerash Abdixhiku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit