Bizneset protestë kundër liberalizimit të tregut të energjisë – paralajmërohen bllokime rrugësh më 29 maj

Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar se më 29 maj 2025, do të organizohet një protestë paqësore e bizneseve të prekura nga vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike. Vendimi i ZRRE-së pritet të hyjë në fuqi më 1 qershor 2025 dhe ka ngjallur shqetësim në mesin e komunitetit të biznesit.

Protesta do të mbahet nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe përfshin bllokimin e të gjitha akseve kryesore të hyrjes në kryeqytet, me përdorimin e automjeteve të kompanive që preken nga vendimi. Organizatorët theksojnë se kjo formë e protestës është përzgjedhur për të dëshmuar ndikimin real dhe të drejtpërdrejtë që ky vendim do të ketë në sektorin privat.

Lokacionet e bllokimit janë si vijon:

  • Hyrja nga Veterniku / Gjilani: Bllokim nga Albi Mall drejt Veternikut, duke përfshirë hyrjet nga Ferizaj, Gjilan dhe Aeroporti.
  • Hyrja nga Fushë Kosova / Mitrovica: Bllokim te rrethi i madh në Lakrishtë (afër Dukagjini Tower).
  • Hyrja nga Podujeva / Vranjevc: Bllokim në udhëkryqin afër ish-Humanistit, te banka Raiffeisen, që pengon hyrje-daljet nga Podujeva dhe lëvizjet nga Dragodani drejt Shkabaj/Orlloviq.

Qëllimi i protestës është shtyrja e zbatimit të vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike dhe hapja e një dialogu të drejtpërdrejtë mes bizneseve dhe ZRRE-së për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.

Oda Ekonomike ka paralajmëruar se në mungesë të reagimit institucional, protestat do të intensifikohen, duke nisur me zgjatjen e tyre në 4 orë dhe më pas në protesta të përditshme deri në reflektim nga institucionet.

Policia e Kosovës është njoftuar për protestën dhe do të jetë e pranishme për të garantuar rendin dhe mbarëvajtjen e saj.

Bizneset janë ftuar të konfirmojnë pjesëmarrjen duke njoftuar për vendndodhjen e tyre gjatë protestës, numrin e automjeteve dhe pjesëmarrësve që do të angazhojnë.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar përfaqësues të bizneseve,
Ju njoftojmë se ky email u drejtohet vetëm bizneseve që preken nga vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) lidhur me liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, i cili pritet të hyjë në fuqi më 1 qershor 2025.
Pas diskutimeve me të gjithë pjesëmarrësit në takimin e mbajtur më 27.05.2025, është vendosur që të enjten, më 29 maj 2025, nga ora 10:00 deri në ora 12:00, të organizohet një protestë paqësore, me bllokimin e të gjitha akseve kryesore të hyrjes në kryeqytet.
Ftojmë të gjitha bizneset e prekura nga ky vendim të marrin pjesë në protestë, duke angazhuar sa më shumë mjete motorike, me qëllim të bllokimit të hyrjeve kryesore të Prishtinës, deri në realizimin e kërkesave tona.
Qëllimi i protestës:
Kërkohet shtyrja e vendimit të fundit të ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike dhe hapja e një dialogu të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e bizneseve për të gjetur një zgjidhje të pranueshme, duke kaluar këtë periudhë tranzicioni me sa më pak ndikim negativ në sektorin privat.
Detajet e protestës:
Data dhe ora: E enjte, 29 maj 2025, nga ora 10:00 deri në ora 12:00
Forma: Protestë paqësore, me bllokim të hyrjeve kryesore të Prishtinës
Lokacionet e bllokimit:
Hyrja nga Veterniku – Hyrja nga Gjilani – te bllokohet hyrja nga Albi Mall e poshte Veternikut – Keshtu bllokohen te gjitha hyrjet (Ferizaj, Gjilan, Aeroport)
Hyrja nga Fushë Kosova – Hyrja nga Mitrovica – do te bllokohet hyrja prej rrethit te Madh te Lakrishtja (Dukagjini tower) – Keshtu bllokohen te gjitha hyrjet nga Mitrovica dhe FusheKosova

Hyrja nga Podujeva – Hyrja ne lagjen e Vranjevcit – te ish Humanisti – Udhekryqi te banka Raiffeisen – bllokohen hyrje-daljet nga Podujeva por edhe levizjet nga Dragodani ne drejtim te Shkabaj/Orlloviq.
Mjetet e përdorura: Automjetet e kompanive të prekura nga vendimi i ZRRE-së, me qëllim të sigurohet një prani e dukshme dhe të theksohet ndikimi që ka ky vendim në sektorin privat.
Kohëzgjatja: 2 orë, nga ora 10:00 deri në ora 12:00
Paralajmërim për veprime të mëtejme:
Në rast se nuk ndërmerren masa konkrete nga institucionet përkatëse për shtyrjen e vendimit të ZRRE-së dhe nuk hapet një dialog me komunitetin e biznesit, protestat do të vazhdojnë me intensitet të shtuar, sipas planit më poshtë:
Protesta e radhës: zgjatje në 4 orë dhe bllokim i plotë i hyrjeve të Prishtinës;
Në mungesë të reagimit institucional: protesta do të vazhdojë çdo ditë, gjatë gjithë ditës, deri në reflektim dhe veprim konkret nga institucionet përgjegjëse.
Veprime të nevojshme nga ana juaj:
Për konfirmimin e pjesëmarrjes, ju lutemi të na njoftoni:
Në cilën hyrje të Prishtinës do të merrni pjesë;
Numrin e mjeteve motorike që do të angazhoni.
Numrin total të pjesëmarrësve nga biznesi që perfaqësoni.
Policia e Kosovës është njoftuar për protestën dhe do të jetë e pranishme në terren për të siguruar rendin dhe mbarëvajtjen pa incidente.

Me respekt,
Oda Ekonomike e Kosovës/ Kosova Chamber of Commerce

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit