Në kuadër të një operacioni të gjerë kundër bixhozit të paligjshëm dhe skemave piramidale, Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 170 mijë euro para të gatshme gjatë bastisjeve të zhvilluara në Mitrovicë, Vushtrri, Prishtinë dhe Istog.
Në këtë aksion është arrestuar edhe Fahredin Mujka, vëllai i Faruk Mujkës, si pjesë e grupit prej 21 personash të ndaluar nën dyshimet për organizim të lojërave të fatit ilegale.
Përveç shumës së konsiderueshme të parave, policia ka sekuestruar edhe 5 vetura, telefona celularë, pajisje të tjera dhe 2 armë zjarri.
Operacioni është realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ndërsa janë kontrolluar gjithsej 22 lokacione, përfshirë lokale dhe banesa.
Të arrestuarit tjerë janë: Dardan Sahiti, Arbër Berani, Andi Maxhuni, Flamur Sahiti, Bujar Muli, Xhevat Syla, Besim Islami, Raif Sylaj, Albert Miftari, Shaban Ahmeti, Nexhat Maloku, Behxhet Syla, Arsim Islami, Fisnik Deberlluka, Mensur Selmani, Blerim Berisha, Daut Maloku, Nexhmedin Haziri, Atdhe Rexhepi dhe Bahtir Maxhuni.









