Bixhozi ilegal në katër qytete: këta janë 21 të arrestuarit – u kapën me 170 mijë euro, vetura dhe armë

Pas aksionit të zhvilluar mbrëmë në Mitrovicë, Vushtrri, Prishtinë dhe Istog, janë zbuluar detaje të reja lidhur me operacionin e madh kundër lojërave të fatit.

Ngjarja lidhet me një hetim të gjerë të zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Gjatë operacionit janë arrestuar gjithsej 21 persona, të dyshuar për përfshirje në organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Të arrestuarit janë:

Dardan Sahiti (34 vjeç), Arbër Berani (37 vjeç), Fahredin Mujka (55 vjeç), Andi Maxhuni (23 vjeç), Flamur Sahiti (36 vjeç), Bujar Muli (41 vjeç), Xhevat Syla (52 vjeç), Besim Islami (53 vjeç), Raif Sylaj (41 vjeç), Albert Miftari (29 vjeç), Shaban Ahmeti (46 vjeç), Nexhat Maloku (54 vjeç), Behxhet Syla (44 vjeç), Arsim Islami (51 vjeç), Fisnik Deberlluka (48 vjeç), Mensur Selmani (36 vjeç), Blerim Berisha (42 vjeç), Daut Maloku (30 vjeç), Nexhmedin Haziri (49 vjeç), Atdhe Rexhepi (49 vjeç) dhe Bahtir Maxhuni (52 vjeç).

Operacioni është realizuar pas urdhëresës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ku janë kontrolluar 22 lokacione, përfshirë lokale dhe banesa të të dyshuarve.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar:


rreth 170,000 euro para të gatshme
5 vetura
telefona celularë dhe pajisje të tjera
2 armë zjarri (pistoleta)
Disa nga të dyshuarit janë kapur në flagrancë gjatë ushtrimit të veprimtarisë ilegale.

Lidhur me armët, njëri nga të dyshuarit ka pranuar pronësinë, ndërsa pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet janë duke vazhduar nën dyshimet për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Rasti mbetet në zhvillim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit