spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Bislimi: Serbia po tenton ta bllokojë funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se Serbia po tenton bllokimin e përkrahjes së Qeverisë së Kosovës ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës, si dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar përmes refuzimit të regjistrimit të kryetarit të ri.

Sipas Bislimit të dyja këto janë ndërhyrje politike, shkelje e të drejtave të shqiptarëve dhe shfaqje haptazi e diskriminimit të regjimit serb ndaj shqiptarëve.

“Këto veprime të shtetit serb nuk janë të izoluara, por pjesë e një strategjie të vazhdueshme për të diskriminuar shqiptarët e Luginës, për të bllokuar zhvillimin e tyre ekonomik dhe për të minuar institucionet e tyre legjitime”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka shtuar se ndihma e Kosovës për shqiptarët e Luginës është legjitime gjersa fondet përveçse janë transparente, përbëjnë dhe mbështetje të drejtë e të nevojshme.

Ndërsa sipas tij bllokada ndaj funksionimit të KKSh-së, është veprim që nuk ka asnjë bazë ligjore dhe është një ndërhyrje politike me qëllim që Këshilli të mbetet jofunksional dhe i pafuqishëm për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.

“Kjo është një përpjekje e hapur për të kontrolluar institucionet shqiptare dhe për të shuar çdo zë të pavarur që kundërshton politikat diskriminuese të Serbisë. Serbia dëshiron që shqiptarët të mos kenë zë dhe përfaqësim. Nuk do të qëndrojmë indiferentë përballë këtyre shkeljeve”, ka shtuar ai.

Bislimi tutje ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk do të ndalë së përkrahuri shqiptarët e Luginës, pavarësisht pengesave nga ana e Serbisë, por përkundrazi do ta rrisin mbështetjen vit për vit.

“Gjithashtu edhe komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë vigjilent ndaj këtyre zhvillimeve, e tentativave të radhës për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve nga regjimi shtypës serb”, ka thënë Bislimi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit