spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Bislimi: Gjatë 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e BE-së

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Bislimi shtoi se për periudhën financiare 2021-2027, Kosova aktualisht merr pjesë në 9 programe të BE-së, duke kontribuar në zhvillimin e sektorëve të ndryshëm.

Tutje, Bislimi tha se me një kontribut prej vetëm 1.9 milionë euro, kthimi i investimit ka tejkaluar 300%, duke sjellë përfitime konkrete për institucionet publike në përmirësimin e shërbimeve dhe harmonizimin me BE-në e institucionet arsimore dhe qendrat kërkimore në grante për kërkime dhe mobilitet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit