Biseda ‘jashtë kamerave’, ja çka e pyeti Kurti dje Ramën!

Pas përfundimit të seancës së përbashkët plenare të Kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, kryeministri Albin Kurti dhe homologu i tij, Edi Rama, zhvilluan një bisedë të shkurtër ndërsa ecnin së bashku drejt godinës së Qeverisë së Kosovës.

Në një moment gjatë ecjes, kryeministri Kurti shfaqi interes për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri, duke pyetur Ramën nëse dy figura të njohura të politikës shqiptare, Sali Berisha dhe Ilir Meta, do të marrin pjesë në garë.

“Po mo, nuk pengon asgjë,” u përgjigj kryeministri Rama, duke lënë të kuptohet se të dy liderët politikë do të jenë pjesë e zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Biseda mes dy kryeministrave vijoi, por pjesa tjetër nuk u kap nga mediat që po ndiqnin nga afër lëvizjet e tyre pas seancës plenare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit