Arian Imeri ka blerë uniformën zyrtare të veteranëve të UÇK-së dhe ia ka dedikuar babait të tij, komandantit legjendar Gani Imeri.
Edhe pse ai nuk pati mundësi ta veshë kurrë, uniforma do të qëndrojë përjetësisht si simbol krenarie, sakrifice dhe kujtimi për heroin e lirisë.