Bill Clinton për Ibrahim Rugovën: U bë mysafiri im i preferuar sepse besonte se njerëzit janë në thelb të mirë

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ka kujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, duke e cilësuar atë si mysafirin e tij të preferuar.

Në vizitën e tij në Prishtinë në 2009, Clinton tha se ajo që e bënte Rugovën të veçantë ishte besimi që ai ruante te njerëzit, pavarësisht gjithçkaje që kishte përjetuar ai dhe populli i Kosovës.

“Rugova u bë mysafiri im i preferuar, sepse, pavarësisht gjithçkaje të keqe që i ndodhte atij dhe popullit të Kosovës, ai e ruante besimin se njerëzit janë në thelb të mirë dhe se qytetarët e Kosovës mund ta ndërtojnë një të ardhme të mirë”, ishte shprehur Clinton.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit