Aktori i humorit, Rezart Veleshnja ishte i ftuar së fundmi në një intevistë tek Andale. Teksa ka folur për jetën dhe karrierën e tij, Rezi është ndalur edhe tek eksperienca e shkurtër në Big Brother Kosova VIP 3.
Rezarti ka zbuluar se fituesi i Big Brother VIP 1, Arkimed Lushaj i njohur si Stresi ende nuk ka marrë 60 mijë euro nga çmimi i madh që fitoi dy vite më parë.
“Mbeti Sala t’u shku te Klani se s’i kanë dhënë ende 60 mijë euro.”– tha Rezarti.
Teksa foli për kolegët e tij në ‘Portokalli’, aktori u ndal për të sqaruar edhe ngjarjen që i ka ndodhur, Vis Pupës në Australi.
Ky i fundit, së bashku me partneren e tij, akuzohen për veprën penale ‘mbjellja dhe kultivimi i bimëve narkotike’, por Rezarti ka sqaruar se nuk është e vërtetë që miku i tij është fajtor, por sipas tij është futur në kurth.
“Kam shansin edhe për Visin me ta thënë një fjalë. Visit ,e gjithë loja me aq sa unë di, informacion që është 100% i sigurt, për herë të parë ne shqiptarëve na e futi një australian. Kur lë emrin diku në një vend te shtëpia, që e ka akoma edhe një vit shtëpinë. Ja futën ata australianët, është një shqiptar nuk e dinin që ai ishte dikushi. Kështu që ai Vis që është atje, të gjithë sebepin e ka nga ca australianë mafiozë, që panë emrin e një shqiptari, pa e ditur se kush është. U futën dhe bënë një shtëpi aty. Dhe nuk kërkohet ai që e ka bërë, kërkohet pronari i shtëpisë. Dhe për një vit e ca ishte Visi akoma dhe unë këtë e kam shumë të sigurt. Dhe Visit të shkretë i ngelet. S’do me dit policia vlla.”-sqaroi Veleshnja.






