spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Bie nga ura autoblinda e Policisë, 8 zyrtarë të lënduar – Si ndodhi aksidenti në Leposaviq?

Gjatë mbrëmjes së sotme ndodhi një incident i rëndë në veri përkatësisht në fshatin Grabovc të Leposaviqit, ku një autoblindë e Policisë së Kosovës është aksidentuar, duke u shkaktuar lëndime disa zyrtarëve policorë.

Gazeta mësoi menjëherë pas aksidentit se një autoblinda e Policisë ra nga një urë, me ç’rast u lënduan 8 zyrtarë policorë.

Autoblinda e aksidentuar në veri ishte e njësisë operative NJSO.

Rasti u konfirmua edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ku tha se pjestarë të Policisë janë lënduar dhe se janë dërguar në spital për trajtim.

“Mund të konfirmojmë se pak pas orës 20:00, është raportuar se në veri të vendit, konkretisht në Fshatin Grabovc, një veturë zyrtare e blinduar në të cilën kanë qenë tetë operatorë, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka dalë jashtë rrugës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet kompetente policore për tu marrë me rastin, e po ashtu janë njoftuar edhe ekipet mjekësore me autoambulanca. Si pasojë e aksidentit zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime, dhe të njejtit nga ekipet mjekësore janë dërguar në qendrën spitalore për trajtim të mëtejmë mjekësor”, tha ai.

Ndërkohë, mediumet lokale në veri kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit