Biden: Liderët evropianë më kërkojnë këshilla në epokën e re të Trumpit

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka deklaruar se pas largimit nga detyra në janar, ka dhënë këshilla për disa udhëheqës evropianë që i janë drejtuar për ndihmë në lidhje me administratën aktuale të presidentit Donald Trump.

Në një fjalim të mbajtur gjatë një konference të organizuar nga Shoqata për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (SHRM), Biden vlerësoi punën që kishte bërë gjatë presidencës së tij dhe komentoi mbi zhvillimet aktuale politike në SHBA.

“Po ndryshojnë me shpejtësi shumë gjëra të cilat mendoj se i ndryshova në vend dhe për të cilat kam bërë shumë përpjekje,” tha ai, duke shtuar se NATO ishte forcuar ndjeshëm gjatë mandatit të tij.

Biden shtoi se disa liderë evropianë e kanë telefonuar për të kërkuar ndërhyrjen e tij, por ai ka sqaruar se nuk ka kompetencë të veprojë, megjithatë u ka dhënë këshilla.

Në fund, ish-presidenti paralajmëroi për pasojat që mund të sjellë një tërheqje e SHBA-së nga skena botërore, duke e konsideruar atë si një rrezik serioz për rendin ndërkombëtar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit