Bia Khalifa publikon momente private të Limit me partneren e re

Bia Khalifa ka treguar se raporti shoqëror mes saj dhe Lim Hotit vazhdon të jetë i mirë, pavarësisht zërave dhe komenteve që kanë qarkulluar ndër vite për marrëdhënien mes tyre.

Ajo ka publikuar në InstaStory një video të realizuar nën shoqërinë e Limit dhe partneres së tij të re, ku dyshja shfaqet duke shkëmbyer puthje pranë saj. Pamjet, Bia i ka shoqëruar me një koment me humor: “Prapë dola unë e treta e tepërt”, duke e marrë situatën me sportivitet.

Emrat e Bias dhe Limit janë përmendur shpesh në mediat rozë, sidomos pasi vetë ai kishte treguar publikisht se njiheshin prej vitesh dhe kishte folur për afrimitetin që kishin pasur në të kaluarën.

Megjithatë, postimi i fundit duket se tregon se mes tyre nuk ka hatërmbetje dhe se të dy kanë vazhduar të ruajnë një raport të mirë shoqëror.

Fakti që Bia ishte bashkë me Limin dhe partneren e tij të re, madje duke publikuar edhe momentin e tyre romantik, lë të kuptohet se raporti mes të treve është i qetë dhe miqësor.

Me batutën e saj, Bia duket se ka zgjedhur t’u përgjigjet me humor edhe aludimeve të mëhershme që e kanë lidhur me Limin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit