Besnik Osmani ushtron të drejtën e votës në Fushë Kosovë: Të votojmë me qetësi dhe dashuri për qytetin tonë

Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, sot ka ushtruar të drejtën e tij qytetare të votës, së bashku me familjen e tij.

Në një postim në facebook, Osmani ka bërë të ditur se bashkë me bashkëshorten Besa dhe vajzat Stina e Ora kanë votuar, ndërsa më e vogla, Shega, po ambientohet me procedurat.

“Le të votojmë të gjithë me qetësi, me përgjegjësi dhe me dashuri për Fushë Kosovën, për të mirën dhe përparimin e përbashkët të qytetit tonë”, ka shkruar Osmani.

Në fotografitë e publikuara, shihet kandidati duke votuar në një nga qendrat e votimit, i shoqëruar nga familja e tij

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit