spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Besian Mustafa: E ardhmja e Kosovës është shumë e rëndësishme dhe nuk meriton lojërat e VV-së

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Besian Mustafa, ka kritikuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ka thënë se asnjë mashtrim i partisë në pushtet nuk mund t’i mbulojë dështimet e këtyre katër viteve të fundit.

Mustafa në një konferencë për media është shprehur se e ardhmja e Kosovës është e rëndësishme dhe se sipas tij nuk i meriton këto lojëra të VV-së.

“Asnjë mashtrim i VV-së nuk mund ta mbulojë dot dështimet e këtyre katër viteve të fundit. Kosovarët meritojnë lidership që fokusohet në zgjidhje reale e jo në shifra të rreme e shpërblyese veç në internet. E ardhmja e Kosovës është shumë e rëndësishme dhe nuk meriton këto lojëra të VV-së. Ndryshimi po vjen në Kosovë”, është shprehur Mustafa, gjersa ka treguar edhe për agjendën e kandidatit të LDK-së për sot(e premte) Lumir Abdixhiku.

“Në orën 13:00 përurimi i Galerisë së Arteve në Pejë, në ora 14:00 ecje në qendër të qytetit të Pejës, në ora 15:00 vizitë urës mbi Lumbardh, në 15:30 vizitë biznesit Greenhouse SHPK, në pra 16:00 vizitë biznesit Gemix, në 17:00  tubim elektoral në Deçan. (Pallati i Kulturës “Jusuf Gërvalla”), në 18:00 tubim elektoral në Junik. (Restaurant Gjeravica), në 19:30 takim me banorët e fshatit Baran të Pejës.  (Shkolla fillore “Dëshmorët e Kombit”)”, ka thënë Mustafa.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit