Besa Ismaili: Të mirëseardhura, por 100 euro janë të pamjaftueshme për qytetarët përballë krizës dhe rritjes së çmimeve

Kandidatja për deputete nga Partia Demoktratike e Kosovës, Besa Ismaili tha se mbështetja financiare për qytetarët është e mirëseardhur, por sipas saj shumat e ndara nga Qeveria janë të pamjaftueshme për të përballuar krizën ekonomike dhe rritjen e vazhdueshme të çmimeve.

Ajo tha se Kosova vazhdon të renditet ndër vendet më të varfra në botë dhe e dyta në Evropë sipas raportit të FMN-së, duke shtuar se qytetarët po përballen çdo ditë me vështirësi ekonomike.

“Për mendimin tim dhe besoj edhe të shumicës së qytetarëve që sot e shohin vendin e tyre të ranguar në toplistat e vendeve më të varfra në botë dhe në vendin e dytë në Evropë sipas raportit të FMN-së, janë të mirëseardhura këto intervenime, çfarëdo kohe qofshin ato, ndonëse e dimë qëllimin e këtij pushteti”, deklaroi Ismaili.

Megjithatë, ajo kritikoi shumën e ndarë prej 100 eurosh, duke e cilësuar të vogël në raport me nevojat reale të familjeve kosovare.


“Unë i kam konsideruar të pakta, sepse 100 euro janë pak për një buxhet shteti i cili nuk është festuar se ka bërë prerje shiritesh për investime kapitale, apo ka sjellë investime nga jashtë dhe ka ndërtuar diçka”, u shpreh ajo.

Sipas Ismailit, qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë llogari për mënyrën se si po menaxhohet buxheti i shtetit.

“Pyetja është se ku është buxheti i Kosovës, nëse këto asnjërën nuk i kemi dhe pastaj reduktohet në një shumë tejet të vogël për konkurrencën që buxheti familjar ia bën sot rritjes së çmimeve dhe krizave të njëpasnjëshme”, deklaroi kandidatja për deputete.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit