Berisha: Seancave u ka humbur kuptimi, duhet të ndalet kjo rrugë e përçarjes

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar para seancës së 36-të konstituive të Kuvendit, duke e cilësuar procesin politik si të pakuptimtë dhe të dominuar nga mungesa e iniciativës.

Berisha tha se liderët politikë janë mësuar të sillen në mënyrë autoritare, duke e minuar dialogun dhe mirëkuptimin.

“Nuk ka iniciativë, nuk ka zotësi. Nuk po shkojmë kah mirëkuptimi, por kah përçarja. Këtyre rasteve u vjen fundi, duhet me u ndal dhe me e këqyrë qysh me pasë rrugëdalje sepse i ka humbur kuptimi”, deklaroi ai.

Deputeti theksoi nevojën për reflektim dhe përpjekje të përbashkëta për ta rikthyer procesin politik në rrugën e dialogut dhe zgjidhjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit