Berisha rrëfen fjalën e Agim Ramadanit në Koshare: Na mbështesni nga ajri, tokën e mbajmë vetë

Ish-komandanti dhe deputeti Hisen Berisha në Politiko ka ndarë detaje nga Beteja e Koshares, duke theksuar rëndësinë e koordinimit me aleatët ndërkombëtarë dhe rolin vendimtar të forcave në terren.

Sipas tij, suksesi i operacionit erdhi si rezultat i bashkërendimit me Shqipërinë dhe partnerët ndërkombëtarë, përfshirë strukturat ushtarake dhe të inteligjencës, si dhe NATO.

Berisha kujtoi edhe një moment me heroin Agim Ramadani, i cili kishte një qëndrim të prerë për mënyrën e zhvillimit të betejës.

“Koordinimi me aleatët ta jep suksesin dhe ky koordinim ka ndodhur me Tiranën. Spitali i Bajram Currit u vendos në shërbim të UÇK-së. Janë vënë në mbështetje të brigadës sonë për zhvillimin e betejës dhe janë informuar shtabi i përgjithshëm i Shqipërisë, ministri i Mbrojtjes, shërbimet inteligjente, si dhe strukturat amerikane dhe operative të NATO-s. U koordinua plotësisht veprimi ushtarak në terren me atë ajror. E mbaj mend kur erdhi një ushtarak amerikan dhe po shqyrtohej drejtimi i sulmit. Agim Ramadani iu tha prerë: ‘Na mbështesni nga ajri, për tokë jemi vetë’, dhe kështu edhe ndodhi”, rrëfeu Berisha.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit