Berisha i AAK-së: Beka nuk ka nevojë për vota, votat kanë nevojë për Bekën

Kandidati për deputet nga AAK, Bekë Berisha përmes një postimi në Facebook shkruan se është i lumtur që do të kandidoj sërish për deputet të Kuvendit të Kosovës.

”Për krejt problemet kemi me folë bashkë, edhe nëse e keni ni rrugë paasfalltu, ose edhe çfarë çaji po doni me pi bre”, shkruan ndër të tjerash.

Postimi i plotë:

Beka nuk e nis fushatën, po fushata e nis Bekën…

Jam shumë i lumtur që jam kandidat edhe sivjet, e ma i lumtur që kam me ju përfaqësu prapë.

Për krejt problemet kemi me folë bashkë, edhe nëse e keni ni rrugë paasfalltu, ose edhe çfarë çaji po doni me pi bre, unë menoj për juve, ju vazhdoni punët e juve, veç leja Bekës ti!

Beka nuk i fiton zgjedhjet, po zgjedhjet e fitojnë Bekën.

Beka nuk ka nevojë për vota, votat kanë nevojë për Bekën!

Beka nuk e shikon orën, ora e sheh Bekën për të ditur se sa ka mbetur deri në ndryshim!

#bekeberisha #lejabekes #voto8 #bekeberisha8

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit