Avokati i njohur kosovar, Besnik Berisha, i cili ka qenë ish-këshilltar i kryetarit të LDK-së dhe ish-kryeministrit Isa Mustafa, e ka komentuar mundësinë e futjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
Berisha tha se një koalicion LDK-LVV do të ishte gabim fatal.
“Unë nuk besoj asnjëherë, përndryshe do të ishte gabim fatal. Dhe aty unë zëshëm do ta kërkoja dorëheqjen e z.Lumir Abdixhikut, nga posti i kryetarit të LDK-së”, tha Berisha.
Por, ai theksoi se në rast se do të ndodhte një gjë e tillë ai në sy do t’i thoshte kreut aktual të LDK-së, Lumir Abdixhikut, se “ai nuk e meriton të qëndrojë asnjë ditë më në LDK”.
“Atëherë do të flisnim për shkatërrim dhe jo promovim të LDK-së”, shtoi ai.








