spot_img
spot_img
Friday, December 26, 2025
spot_img
spot_img

Berisha: Duam një qeveri të qëndrueshme, kundër votimit të fshehtë për kryesinë e Kuvendit

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka deklaruar se synimi i partisë së tij është të kontribuojë në krijimin e një qeverie të qëndrueshme dhe me shumicë të qartë parlamentare.

Ai theksoi rëndësinë e sigurimit të votave që nga tani, për të shmangur kriza të mundshme në të ardhmen, përfshirë edhe procesin e zgjedhjes së presidentit.

“Do të donim ta kishim një qeveri të qëndrueshme, që t’i ketë numrat, që na jep një qëndrueshmëri dhe siguri më të gjatë. Jam ithtar që numrat për presidentin të sigurohen qysh tash”, tha Berisha në Klan Kosova.

Ai përsëriti kundërshtimin ndaj votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryesisë së Kuvendit, duke e cilësuar këtë si pengesë për transparencën dhe funksionimin e institucioneve. Berisha theksoi se është për një kryesi që propozohet nga partia me shumicë.

Sipas tij, bllokada në Kuvend do të vazhdojë përderisa nuk ka lëvizje politike konkrete. “Bllokada vazhdon kur nuk lëviz asnjë gur nga vendi”, u shpreh ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit