Një rast i turpshëm nga ndodhur në shtetin e Malit të Zi.
Një turp i madh nga organizatorët në turneun ndërkombëtar të pingpongut në Podgoricë, të cilët përjashtuan sportistin e Kosovës, Rejan Krasniqin, sepse e bëri shqiponjën dykrenare. Ky është skandal i madh nga organizatorët malazezë.
“Rejan Krasniqi fitoi finalen me meritë të plotë sportive ndaj lojtarit malazez, pikërisht lojtar i klubit organizator.
Ndërsa pas përfundimit të ndeshjes ai festoi në mënyrë spontane, duke bërë me duar simbolin e shqiponjës në drejtim të familjarëve dhe ekipit të tij.
Ky veprim nuk ishte provokim, nuk cenoi askënd dhe nuk ndikoi në rrjedhën sportive të garës, por u përdor padrejtësisht si arsye për një vendim ekstrem dhe të njëanshëm duke e ditur që nuk ekzistojnë standarde dhe rregulla të dyfishta”, reagon KPP “Gani Malaku”.








