Berat Buzhala ngre debat për votën e diasporës: A po ua lëmë vendimmarrjen atyre që nuk jetojnë në Kosovë?

Analisti Berat Buzhala ka reaguar me një postim provokues lidhur me votimin e diasporës në zgjedhjet e 7 qershorit, duke ngritur pyetje për ndikimin politik të qytetarëve që nuk jetojnë më në Kosovë.

“Ju që jetoni në Kosovë, a doni me dalë me 7 qershor me votu, a po jau lëmë këtë mundësi veç atyne që nuk jetojnë në Kosovë?”, shkroi Buzhala.

Ai ironizoi edhe fenomenin e blerjes së banesave nga diaspora dhe ndikimin në tregun e qirave.

“E blejmë ka ni banesë në Emshir… Banesën e lëmë thatë, sa për me ndiku në rritjen e çmimit të banesave me qira”, tha ai.

Buzhala bëri krahasim mes diasporës së larguar gjatë viteve të luftës dhe atyre që janë larguar në vitet e fundit.

“Hajde dikush që ka ikë prej Kosovës para 30 e kusur vjeteve… ama këta që kanë ikë prej Kosovës masi ka fitu Albini, qysh munden me kanë qita ma të shqiptarë të mirë se sa këta që po jetojnë ende këtu?”, deklaroi ai.

Në fund, ai tha me ironi se po “ia qet edhe pak benzin zjarrit”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit