Beqiri: Në LDK, humbësi i zgjedhjeve duhet të largohet nga drejtimi i partisë

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka deklaruar se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, duhet të respektojë, sipas tij, traditën e LDK-së dhe të marrë përgjegjësi për rezultatet e dobëta zgjedhore.


Beqiri ka thënë se në LDK ekziston një rregull i pashkruar që drejtuesit të cilët nuk arrijnë rezultate të mira në zgjedhje duhet t’ia lëshojnë rrugën një drejtuesi tjetër.

“Kjo LDK ka krijuar një rregull: kush i humb zgjedhjet ose nuk arrin rezultat të mirë, duhet t’ia lëshojë rrugën tjetrit”, ka deklaruar Beqiri.

Ai ka përmendur edhe presidenten Vjosa Osmani, duke kujtuar se ajo dikur kishte qenë kandidate e LDK-së për presidente, por më pas u largua nga kjo parti.

Deklaratat e Beqirit vijnë në kohën kur brenda LDK-së po zhvillohet debat për përgjegjësinë e drejtimit të partisë dhe rezultatet e saj në zgjedhje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit