Deklarata e Benitës gjatë një interviste në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës, u kthye menjëherë në një nga momentet më virale në rrjetet sociale.
E pyetur nga gazetari: “A je ndreq për atë djalin sonte?”, ajo u përgjigj në mënyrë spontane dhe me humor:
“Për cilin djalëëë?”, duke bërë që videoja të shpërndahej me shpejtësi në TikTok dhe Instagram.
Por duket se Benita ka vendosur ta vazhdojë këtë histori, duke e kthyer në një shaka edhe në rrjetet sociale.
Në një postim të fundit në InstaStory, ajo ka publikuar një fotografi ku shfaqet elegante, e veshur me një fustan të zi klasik që i thekson linjat trupore. Krahas fotografisë, ajo ka shkruar:
“Tu e kqyr atë djalinëëë ”.









