Ish-finalisti i “Big Brother VIP Kosova 4”, Klodi, sot gjatë një interviste ka folur edhe për ish-banorët e tjerë.
Ai është pyetur edhe për Benitën, e cila gjatë rrugëtimit të tyre në garë pati shprehur një pëlqim të hapur për të.
Megjithatë, Klodi e ka bërë të qartë se mes tyre nuk ka asgjë më tepër se një njohje korrekte.
“E vlerësoj si njeri, ngel respekti që kam për të, por nuk kemi ndonjë raport. Nëse e takoj, e përshëndes, ia uroj të gjitha të mirat, por asgjë më shumë”, ka deklaruar ai.
Por, duket se kjo deklaratë nuk ka kaluar pa rënë në syrin e vetë Benitës. Orë pas kësaj interviste, ajo ka publikuar një ‘InstaStory’, e cila është interpretuar menjëherë si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj deklaratave të Klodit.










