spot_img
spot_img
Monday, December 29, 2025
spot_img
spot_img

Ben Blushi: Arsyeja pse humbi opozita në Kosovë

Shkrimtari Ben Blushi ka reaguar për humbjen e opozitës në Kosovë dhe fitoren e Albin Kurtit, duke theksuar se qytetarët kërkonin një qeveri politike, por opozita u paraqiti një alternativë teknike.

“Pse humbi opozita në Kosovë? Qytetarët donin një qeveri politike, opozita ju ofroi një qeveri teknike,” deklaroi Blushi, duke nënvizuar se mospërputhja me pritshmëritë e elektoratit ndikoi në rezultatin zgjedhor.

Ndërkohë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, e ka quajtur fitore të popullit të Kosovës rezultatin e sotëm në zgjedhjet e parakohshme.

Kurti, në konferencë për media, tha se fitorja në zgjedhje e ka bërë të qartë se duhet ecur përpara për formimin e institucioneve dhe pa vonesa, andaj e konsideron të domosdoshëm certifikimin sa më të shpejtë të rezultateve.

LVV, në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së, ka marrë 49.74 për qind të votave. Në këtë rezultat nuk janë të përfshira votat me kusht, të personave me aftësi të kufizuara dhe votat nga diaspora.

“Më 9 shkurt sivjet fitoi LVV-ja me partnerët, më 28 dhjetor 2025 fitoi populli i Kosovës dhe Republika. Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit. Tash na presin shumë punë përpara dhe rezultati i sotëm na ka bërë të qartë se duhet të ecim përpara pa vonesa. Sa më parë që certifikohen rezultatet, aq më shpejt duhet t’i krijojmë institucionet dhe të vazhdojmë me punën e mirë dhe projektet e nevojshme”, tha ai.

Ai ftoi edhe partitë e ish-opozitës për bashkëpunim në legjislaturën e dhjetë, për miratim të marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Ftoj që tash partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare, për ligjet e mira që do t’i procedojmë dhe për interesin publik të qytetarëve të Republikës. Urime të gjithë qytetarëve, mërgatës dhe secilit pa dallim, e cila është në rrugë të mbarë të tejkalojë edhe 14 shkurtin e vitit 2021”, shtoi Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit