Kupën e Botës për Klube FIFA 2025 nuk po e shoqëron vetëm entuziazmi i një turneu të madh, por edhe një sërë kritikash për infrastrukturën e dobët, veçanërisht për gjendjen e fushave në stadiume të ndryshme në SHBA.
Pas ndeshjes finale mes Palmeiras dhe Porto në stadiumin MetLife, ku rezultati përfundoi baras pa gola, të dy ekipet shprehën pakënaqësi për cilësinë e sipërfaqes. Ata theksuan se bari ishte i butë dhe i pabarabartë, duke penguar lojën dhe performancën e lojtarëve.
Në mesin e futbollistëve që ngritën shqetësime është edhe mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham, i cili kritikoi hapur kushtet e fushës:
“E di që është e njëjtë për të gjithë, por fushat nuk janë aspak të mira. Mbajnë topin lart, topi mezi kërcen. Është e vështirë edhe për gjunjët,” – tha ai.
“Shpresojmë që dikush do ta marrë parasysh këtë para Kupës së Botës vitin e ardhshëm. Është e rëndësishme që t’i mbrojmë lojtarët, si dhe t’u japim tifozëve një spektakël”.
Këto kritika përputhen me ato të Estevao nga Borussia Dortmund, i cili gjithashtu ishte i pakënaqur me cilësinë e barit në të njëjtin stadium.
Shqetësimet përtej fushës së lojës janë ngritur edhe nga Sergio Ramos i Rayados de Monterrey dhe trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, të cilët në Los Angeles kritikuan mjediset stërvitore, duke i quajtur ato “shumë surpriza”.
Problemet me fushat dhe objektet ndihmëse kanë shtuar shqetësimet për mënyrën se si po menaxhohen turnetë ndërkombëtarë në SHBA, teksa Kupa e Botës 2026 po afrohet dhe pritet me vëmendje globale.








