spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Belegu: Ngarkesa ndaj biznesit privat është goditje ndaj shtetit e shoqërisë

Afaristi Erolld Belegu ka reaguar pas protestave të bizneseve, të cilët po kundërshtojnë shtrenjtimin enorm të rrymës përmes tregut të hapur të energjisë elektrike.

Belegu me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se shteti i merr paratë përmes bizneseve private.

“Nga vjen paga e mësuesit, mjekut, policit, deputetit? Nga ku financohen rrugët, spitalet, ndihmat sociale apo subvencionet? Nga biznesi privat. Çdo pagesë që bën një biznes – çdo taksë, tatim, sigurim – është burimi kryesor i të hyrave të shtetit. Pa biznes privat nuk ka zhvillim, nuk ka investim, nuk ka paga publike”, ka shkruar ai.

“Sa më shumë të mbështesim dhe mos e pengojmë biznesin, aq më shumë rritet mirëqenia e të gjithëve. Shteti nuk prodhon para. I merr nga ata që punojnë, rrezikojnë dhe krijojnë vende pune. Kërkimi i justifikimeve për ta ngarkuar ose frenuar biznesin është në fakt një goditje ndaj vetes – ndaj buxhetit të shtetit dhe gjithë shoqërisë”, përfundon shkrimi i tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit