Bekim Jashari emocionon me urimin për martesën e vajzës, Ferides: Shpirti ynë i lindur nga liria

Bekim Jashari ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas martesës së vajzës së tij, Ferides, me Orgesin.

Jashari e ka cilësuar martesën e vajzës së tij si një ditë të paharrueshme për familjen, ndërsa ka rrëfyer emocionet dhe historinë familjare që lidhet me lindjen dhe rritjen e Ferides pas luftës.

Ai ka treguar se Feridja, e cila ka lindur në qershor të vitit 2000, është pagëzuar me emrin e nënës së tij dhe sot është arkitekte.

Duke kujtuar sakrificat e familjes Jashari, Bekim Jashari ka thënë se ardhja e Ferides në jetë shënoi fillimin e një kapitulli të ri dhe rikthimin e gëzimit në familje.

Në fund të postimit, ai dhe familja Jashari i kanë uruar Ferides dhe Orgesit jetë të gjatë, shëndet, dashuri dhe lumturi.

“Urime martesa, vajza jonë, shpirti ynë i lindur nga liria dhe rritur me dashurinë e një familjeje që dëshmoi se jeta është më e fortë se vdekja dhe dashuria më e fuqishme se dhimbja”, ka shkruar Jashari.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit