Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se Bekim Hoxha është transferuar përkohësisht nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Pyjore të Kosovës.
Sipas MBPZhR-së, transferimi do të zgjasë një muaj dhe është bërë në interes të institucionit, me qëllim të sigurimit të funksionimit të rregullt institucional të Agjencisë Pyjore të Kosovës.
Vendimi për transferimin e Hoxhës është nxjerrë nga ministri në detyrë i MBPZhR-së, Armend Muja.








